Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm në Durrës ka arrestuar në flagrancë një person si dhe ka proceduar penalisht një person tjetër.

U arrestua shtetasi B. S., 44 vjeç, banues në Tiranë dhe u procedua penalisht shtetasi S. M., 47 vjeç, banues në Lezhë, pasi ky i fundit u konstatua në PKK Durrës, i fshehur në kabinën e mjetit tip “Renault” me drejtues shtetasin B. S., me qëllim për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Ndaj shoferit rëndon vepra penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, ndërsa ndaj personit që u kap i fshehur, vepra “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.