Arrestohet shpërndarësi i drogës te “Komuna e Parisit”, në pranga dhe 2 të tjerë

26/10/2020 - 12:20

Policia e Tiranës ka arresuar këtë të hënë 3 persona për vepra të ndryshme penale. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se është goditur një rast i trafikut të drogës në kryeqytet.

"Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin F. Gj., 21 vjeç, pasi në rrugën “Komuna e Parisit”, gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30 gr. lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe 1 aparat celular", njofton Policia.

Po ashtu është arrestuar në flagrancë të Z. S., 41 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, fqinjin e tij, shtetasin T. S., 19 vjeç. 

Ndërkohë efektivët e rrugores “bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. L., 38 vjeç, pasi në rrugën “3 Dëshmorët”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.77 mg/l”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Personi që shihni në foto është Edmir Begu, i ekzekutuar me breshëri automatiku mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.

Policia e Vlorës ka gjetur sot një gomone te braktisur në det.

Gjendet një trup i pajetë në një përrua.

Detaje të reja zbulohen për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmë në Durrës ku 32-vjeçari Jetmir Begu, i njohur edhe si Ilir Kuçi, u ekzekut

Një banesë gati është shkrumbuar nga zjarri që ka shpërthyer pasi është lënë ndezur një qiri.

Makina e një biznesmeni në Shkodër është shkatërruar gjatë natës së kaluar.

Policia e Pogradecit ka identifikuar dhe arrestuar drejtuesin e mjetit, i cili mbrëmjen e djeshme, pasi aksidentoi me pasojë vdekjen një

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin nacional Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Bucimas.

Një aksident me pasojë plagosjen e 6 personave ka ndodhur sonte në vendin e njohur si “Bishti i Zhurit”.

Një sherr i çastit që degjeneroi me përdorimin e armës së zjarrit i ka kushtuar jetën një 32-vjeçari në Durrës.