Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, të cilit i është gjetur një sasi kanabisi në banesë.

Mediet fqinje bëjnë me dije se karabinierët gjatë një kontrolli në banesën e shqiptarit gjetën rreth 7 kg në dollapin e kuzhinës.

Shqiptari jetonte në San Benedetto dhe tashmë është arrestuar me akuzën e trafikut të drogës.

Policia deklaron se është një goditur një rrjet i trafikut të kanabisit dhe hetimet vijojnë për të gjetur anëtarët e tjerë të grupit.