Policia greke ka arritur të arrestojë në fshatin Asproklisi një shtetas shqiptar, i cili është dënuar nga drejtësia helene me 60 vite burg.

Falë ekzekutimit me sukses të operacionit në Igumenicë, oficerët e rendit arritën të vinin në pranga shqiptarin, gjeneralitetet e të cilit nuk bëhen ende me dije.

Sipas drejtësisë greke, ky person ka kryer një sërë veprash të rënda penale, si: ''Krijim grupi të strukturuar kriminal'', ''Grabitje'' (disa herë), ''Armëmbajtje pa leje'' dhe ''Vrasje e mbetur në tentativë'' (disa herë).