Policia e Shtetit ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të "Evazionit fiskal në 199 raste", kryer në kuadrin e organizatës kriminale, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Interpol Tirana, bënë arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, të shtetasit:

A.H, 39 vjeç, lindur në Irak dhe banues në Angli.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Augzburg, Gjermani, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar ndaj tij, për veprën penale “Evazion fiskal në 199 raste” kryer në kuadrin e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman.