Një 38 vjeçar shqiptar me iniciale A.V, u arrestua nga policia italiane në Valdarno, pasi u kap me 70 kg marijuanë të fshehur në bordin e një makine me të cilën po udhëtonte në autostradë. 

Në bagazhin e automjetit ishin fshehur katër pako të mbështjella me celofon. Pesha totale e lëndës narkotike ishte 70 kg.

Droga do t'i sillte shqiptarit 350 mijë euro fitime nëse do ta shiste në tregun me pakicë, raportojnë mediet lokale.

Policia në Fiorentino kishte informacione për shqiptarin se kishte shkuar në Italinë e Jugut me një makinë të errët "Renault Koleos" për të marrë një sasi të konsiderueshme droge.

Për këtë arsye, gjatë gjithë ditës së të premtes, kishte patrullime në rrugët kryesore që të çonin në Firence. Përpjekjet e karabinierëve u "shpërblyen" pasditen vonë, kur në "rrjetën" e tyre përfundoi automjeti i kërkuar, i përdorur për transportin e drogës.

Pas vëzhgimit për disa kilometra, në rastin më të parë, policia ushtroi kontroll tek mjeti I shqiptarit. Ky i fundit pranoi para karabinierëvese po transportonte drogë.