Një shtetas shqiptar me banim në qytezën e Corit u arrestua në kuadër të një operacioni antidrogë të policisë italiane në provincën e Romës e Latinës. Si rezultat u sekuestruan 27 kilogramë kokainë e cilësisë mjaft të pastër dhe 2 pistoleta e mjaft municione.

Arrestimi i tij erdhi pas një hetimi prej disa muajsh nga antidroga italiane për zbardhjen e një trafiku kokaine në territorin e Castelli Romani në provincën e Romës.

Shqiptari u arrestua në banesën e tij në Cori në provincën e Latinas, ku u gjetën fshehur 27 kg kokainë e cilësisë mjaft të pastër, armë e muiucione.

Hetimet e antidrogës italiane vazhdojnë për zbardhjen e bashkëpunëtorëve te tij.