Arrestohet stomatologu i burgut 313 në Tiranë, ishte kthyer në shpërndarës droge për të dënuarit

26/09/2020 - 11:54

Arrestohet nga policia stomatologu i burgut 313 në Tiranë, pasi është zbuluar se shpërndante lëndë narkotike në institucionin e vuajtjes së dënimit, në bashkëpunim me një të paraburgosur.

Stomatologu F.B. u zbulua pasi u kap mat një i burgosur. Ky i fundit kishte qenë për vizitë te stomatologu dhe pasi doli që aty iu gjet sasia e lëndës narkotike rreth 100 gramë drogë, çka çoi në zbulimin e tij.

Njoftimi i plotë

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kryen një operacion të mirëkoordinuar për arrestimin e një punonjësi të IEVP 313 për të cilin ka pasur dyshime bindëse mbi aktivitetin e tij dhe një të paraburgosuri.

Pas informacioneve të marra, SHKBB ka vlerësuar dhe organizuar punën për kapjen dhe goditjen e një rasti shpërndarjeje të lëndës narkotike në IEVP Jordan Misja, ku si pasojë u bë arrestimi i stomatologut dhe një të paraburgosuri.

I paraburgosuri R.S. rreth orës 11:30 të datës 25.09.2020 është vizituar tek stomatologu i IEVP 313 Jordan Misja, F.B., kabineti i të cilit ndodhet në godinën B të institucionit. Pas vizitës dentare, ura metal-detektor gjatë kthimit të këtij të paraburgosuri ka dhënë sinjal dhe pas kontrollit fizik në trupin e tij u gjet një sasi e konsiderueshme lëndë e dyshuar narkotike rreth 100 gram e mbështjellë me letër alumin dhe me plastmas.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se i paraburgosuri R.S. dhe stomatologu F.B kanë patur kontakt me njëri-tjetrin. Në vajtje për te klinika nuk është dhënë sinjal nga ura metal-dedektor, ndërsa në kthim janë aktivizuar sinjalet e urës.

Pas kryerjes së veprimeve proceduriale dhe administrimit të provave si, deklarime, këqyrja e kamerave, dokumenta, etj, u bë arrestimi i tyre.

Materialet do të referohen në prokurorinë e rrethit Tiranë për veprën penale të “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara’ parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal në ngarkim të të paraburgosurit R.S. dhe në ngarkim të stomatologut të IEVP Jordan Misja, F.B, për veprën penale të parashikuar nga neni 324/a/2 ‘Futja e mbatja e sendeve të ndaluara në IEVP’ dhe neni 283 i Kodit Penal, ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dy persona në Durrës kanë përfunduar në prangat e policisë pasi janë kapur në timon pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Ndalohet një 20-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar.

Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi ka kërcënuar me thikë babanë dhe e ka kërcënuar se do e vriste.

Një vrasje ka tronditur qytetin e Fierit mëngjesin e sotëm, ku viktimë ka mbetur një 50-vjeçar me inicialet A.

Policia e Vlorës ka identifikuar një nga autorët e dyshuar të vjedhjes me armë të ndodhur në një parë në fshatin Haderaj në Selenicë.

Gjendet i vrarë me armë zjarri një person në Sheq të Madh në Fier.

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri, si pasojë e një konflikti.

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Asti, Itali, ku një shqiptar është qëlluar me armë.

Një shtetase britanike është kapur me 21 mijë e 900 paund të padeklaruara në Rinas.

Një makinë ka dalë nga rruga në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë. Sipas policisë, automjeti tip BMW drejtohej nga 19-vjeçarja E.D.