Arrestohet "tmerri" i institucioneve shtetërore në Durrës

08/10/2019 - 16:59

Finalizohet në Durrës operacioni i koduar "Elektronika", përmes së cilit janë dokumentuar disa vjedhje të ndodhura në qytetin bregdetar.

Nga burimet zyrtare mësohet se është arrestuar një 39-vjeçar i të shpallur në kërkim, të dyshuar si autor.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve që kanë kryer vepra penale në fushën e pasurisë, kryesisht në ambientet e institucioneve të ndryshme shtetërore, në bazë dhe të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë organizuar punën duke finalizuar me sukses operacionin e koduar "Elektronika".

Pas hetimeve të kryera dhe provave të grumbulluara kanë arrestuar shtetasin E. G., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Vjedhja", person i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale dhe përsëritës në vjedhjen e institucioneve shtetërore, i cili ishte shpallur në kërkim.

Shtetasi i mësipërm, muajt e fundit pasi ka dalë nga burgu, dyshohet si autor i vjedhjeve si më poshtë:

Më datë 07.10.2019, në lagjen Nr. 6 dyshohet se në kopshtin "Met Hasa" ka vjedhur një laptop, magnetofon dhe pajisje zëri.

Më datë 05.10.2019, në lagjen Nr. 3 dyshohet se ka vjedhur zyrat e Laboratorit të Akuakulturës dhe Peshkimit në Durrës, ku ka marrë një monitor kompjuteri, GPS dhe një video projektor. 

Më date 20.09.2019, më lagjen Nr. 14 në oborrin e shkollës 9-Vjeçare "Hasan Koçi" dyshohet  se ka vjedhur kabllo elektrike.

Më datë 16.09.2019, në lagjen Nr. 12 dyshohet se ka vjedhur Zyrat e Njësisë Administrative.

Më datë 14.05.2019, në lagjen Nr. 6 dyshohet se ka tentuar të vjedhë në "Dispaçerinë  e Sëmundjeve të Mushkërive".

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një laptop dhe qendër zëri.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Ishull.

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar sot formularin për deklarimin e pasurisë 5 personave me precedent penal, 4 nga të cilët nga qyteti

Një person është plagosur këtë të premte me një mjet prerës në Malësi të Madhe.

Tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas, Policia zbardhi ngjarjen në kohë rekord dhe arrestoi në flagrancë autorin dhe 2 shtetas të t

Arrestohet një person në Mat, pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të një banese.

Ka lënë qelinë e burgut në Itali shqiptari Moisi Habilaj, kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Arrestohet në flagrancë një drejtues mjeti në Durrës, pa leje drejtimi dhe i dehur.

Një fëmijë 8-vjeçar ka ndërruar jetë sot në vendin e quajtur “Fusha e Sportit” në qytetin e Krumës.

Policia e kryeqytetit, me urdhër të Prokurorisë ka bllokuar një shumë të madhe parash në llogarinë e një biznesmeni të njohur në Tiranë.