Policia ka arrestuar 28-vjeçarin Majkëll Mara nga Korça, i cili shfrytëzonte për prostitucion dhe shpërndarje lëndësh narkotike, të paktën 2 vajza. Njëra prej tyre 18 vjeçe, ndërsa tjetra e mitur.

Mara ushtronte aktivitetin e tij në Korçë, Sarandë e Tiranë. Drejtoritë e këtyre qyteteve kishin informacion për aktivitetin e të riut deri sa bënë të mundur kapjen e tij.

Majkëll Mara detyronte 18-vjeçaren që të shpërndante drogë në Korçë e Tiranë, por përpos kësaj ajo ushtronte edhe rolin e prostitutës. 

Çështja vijon të jetë në hetim, pasi ky person mund të ketë përdorur edhe vajza të tjera.