Një atentat me armë zjarri ka ndodhur orët e para të së hënës në kthesën e fshatit Turan, në Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa burime nga policia bëjnë me dije se atentati kishte si objektiv shtetasin Saimir Gjoka nga fshati Turan, por me banim në Tiranë.

Automjeti i tij i tipit “Benz” me targa AA616TK është goditur në xhamin e parmë. I riu 30-vjeçar ka pësuar gërvishtje të lehta në krah. Ai është marrë në pyetje dhe policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informacion paraprak:
Tepelenë, rreth orëve të para të mengjesit në hyrje të fshatit Turan, shtetasi S.Gj., 30 vjeç, është qelluar me armë zjarri.
Për pasojë është plagosur lehtë në krah.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.