Një 37-vjeçar shqiptar me profesion murator në Itali, i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri tip pistoletë me kalibër 44, rreth orës 23:00 të mbrëmjes së shkuar teksa drejtonte makinen e tij

Shqiptari me iniciale D.G, i cili jeton në Quiliano a Zinola me gruan dhe fëmijët e tij, e denoncoi sot në mëngjes rastin në polici. Sipas mediave italiane, ai rezulton pa precedentë të mëparshëm penalë.

Sipas rindërtimit të skemës nga ana e hetuesve, rezulton se pronari i mjetit tip Ford Focus, ndjeu dy krisma të fuqishme teksa kthehej për në shtëpi.

Vetëm në mëngjes, duke marrë makinën, ai vuri re dy të shtëna që kishin arritur në xhamin e makinës nga ana e shoferit dhe në pjesën e kofanos (kapakut). Policia po kryen hetimet për rastin.