Një 20-vjeçar i identifikuar si Dash Gashi nga Kukësi, ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri në një atentat në lindje të Londrës.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e të enjtes, rreth orës 14:15. Në një video të filmuar nga një banor i zonës ku ndodhi krimi që më pas e publikoi në rrjete sociale, shihet i riu në një makinë tip “Ford” i mbuluar në gjak i ulur ne sediljen e parë të pasagjerit.

Ai më pas u dërgua në spital për mjekim ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Bashkë me të ishte një tjetër 20+vjeçar, i plagosur gjithashtu, por nuk ka plagë me armë zjarri dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Fotografitë e marra në vendngjarje tregojnë një automjet tjetër i cili duket se është përplasur në një mur banimi përpara një shtëpie.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve por deri tani nuk ka ende asnjë arrestim.