Një 37- vjeçar shqiptar është qëlluar me plumb në kokë në rrugën Kerasuntos të lagjes Egaleo në Athinë të Greqisë. Shqiptari, identiteti i te cilit nuk behet i ditur ende, është dërguar me urgjencë në gjendje të rëndë në spitalin e Nikeas.

Mësohet se shqiptari është qëlluar nga një fuoristrade të zezë dhe atentatori ishte ulur në vendin e pasagjerit. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të larjeve të hesapeve.