Dy persona janë vrarë me armë zjarri në Lushnje, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur në një atentat në shëtitoren e qytetit.

Persona të armatosur hapën zjarr me kallashnikov në mes të qytetit.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta të policisë, ndërsa nuk ka ende informacione të detajuara për ngjarjen.