25/01/2021 - 14:18
Personi që shihni në foto është Edmir Begu, i ekzekutuar me breshëri automatiku mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.
Viktima përdorte edhe emrin Ilir Kuçi. Ai fillimisht mbeti i plagosur, por ndërroi jetë vetëm pak minuta më pas në spitalin rajonal të Durrësit.
Ilir Kuçi, nga këqyrja e sistemit rezulton që të ketë ndryshuar emrin nga Edmir Begu në Ilir Kuci apo edhe Jetmir Begu. Fillimisht u raportua për një konflikt çasti dhe se viktima ishte 32 vjeç, por mësohet se autorët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt 38-vjeçarit, që s’mundi t’iu rezistojë plagëve të marra.
Sipas të dhënave të reja, dyshohet se ekzekutimi i Begut ka të bëjë me prishjen e pazareve të drogës, dhe në vitin 2011 ai ishte i dënuar për trafik të lëndëve narkotike në shtetin italian.
Gjitashtu, 38-vjeçari njihej si një person problematik në vendin tonë pasi ndaj tij ishin bërë disa denoncime për kërcënim me jetë. Deri më tani, policia ka shoqëruar në komisariat 30 persona që mund të hedhin dritë mbi zbardhjen e plotë të vrasjes së Jetmir Begut.
Për shkak të motit të keq, në zonë kishte shumë pak lëvizje njerëzish, gjë që i favorizoi autorët. Ata mundën që t’i iknin edhe policisë pas të shtënave në breshëri.
/portali DurresLajm/
