Banorët e lagjes “Uji i Ftohtë” në Vlorë janë terrorizuar nga të shtënat e shumta ku për pasojë mbetën të vrarë dy persona dhe u plagos një tjetër..

Një banor ka thënë për "BalkanWeb" se kanë qenë shumë të shtëna që janë dëgjuar edhe në largësi, çka i ka bërë të mendojnë se ishte dasmë.

“Unë jetoj atje lart por i dëgjuam të shtënat, na than u vranë erdhëm vrap. U dëgjuan shumë plumba, shumë fishekë. Thamë se ishte dasmë njëherë. Thamë po hedhin fishekzjarrë. Unë rri atje lart. Pas çerek ore kam ardhur këtu”, tregoi banori.