BalkanWeb ka zbuluar detaje të reja nga atentati i nëntorit të 2019-ës ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku i vdekur mbeti shoferi i tij Andi Maloku.

Sipas gazetares Klodiana Lala, shënjestër ishin të gjithë, si prokurori Arjan Ndoja, si Aleksandër Laho apo i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”, ashtu dhe Andi Maloku.

SPAK tashmë ka mbyllur hetimet teksa të pandehur janë marrë zyrtarisht Redjan Rraja si koka e grupit kriminal dhe autor aktiv i ngjarjes, por edhe Arjol Halilaj, pjesë e grupit dhe ndihmës në atentat.

Mister mbetet ende motivi se pse ka ndodhur ky atentat. Pikërisht ky atentat ndodhi pak kohë pasi Arjan Ndoj i akuzua nga Rama dhe vetë mazhoranca si prokuror “KÇK”.