Policia ka shpallur në kërkim tre të rinj, në lidhje me një ngjarje të ndodhur ditën e djeshme, dhe që dyshohet se po të njëjtët autorë kanë lidhje edhe me atentatin e ndodhur pak ditë më parë në Bulqizë ndaj 28-vjeçarit me rekorde kriminale.

Sot policia e Dibrës në një njoftim zyrtar bën të ditur se ka zbuluar autorët e dyshuar dhe i ka shpallur në kërkim.

"Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve :

 F.T, 29 vjeç, banues në fshatin Vajkal Bulqizë, ( Person me rekorde kriminale).

A(I). D (T), 32 vjeç, banues në fshatin Vajkal, Bulqizë.

E.D, 20 vjeç, banues në fshatin Koçaj, Bulqizë.

Shpallja në kërkim e shtetasve të lartpërmendur u bë pasi:

Më datë 13.12.2017, rreth orës 11.00, shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin në rrugën nacionale Peshkopi-Bulqizë, në afërsi të karburant “Kastrati" qyteti i Ri Bulqizë, dyshohet se kanë kanosur me armë dhe kanë goditur me qytë pistolete shtetasin A.Sh, 28 vjeç, banues në fshatin Dushaj,  Bulqizë.

Shtetasi A.Sh, ka deklaruar se shtetasit e shpallur në kërkim, e kanë akuzuar se është personi që ka kryer ose shtyrë persona të tjerë për kryerjen e atentatit ndaj shtetasit F.T, ndodhur në datë  11.12.2017 në fshatin Peladhi, Bulqizë", thuhet në njoftimin e policisë.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe po hetohet intensivisht për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.