Gjendet e djegur makina e atentatorëve të Julian Meçajt dhe Plarent Dervishit.

Makina është gjetur në flakë në autostradën Durrës-Tiranë pak minuta pas ngjarjes së rëndë, teksa autorët i kanë vënë zjarrin menjëherë sapo kanë kryer atentatin.

Të shtënat me armë ndaj mjetit “Range Rover” ku udhëtonin kunati i Lul Berishës së bashku me Julian Meçajn, të cilët mbetën të dy të plagosur, kanë vijuar përgjatë rrugës nga Maminasi deri te rrethrrotullimi në Kënetë.

Si pasojë, të dy janë aktualisht në spital, Meçaj me 3 plumba, në kokë, shpatull dhe këmbë. Ndërsa Plarent Dervishi me një plumb në këmbë.