Një 10-vjeçar është aksidentuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor të Lungomares në Vlorë.

Mësohet se 35-vjeçari T.T.,  duke ecur me një makinë tip “Audi” ka përplasur të miturin E.S., i cili është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Vlorës.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor të Lungomares, automjeti tip “Audi” ka aksidentuar shtetasin e mitur E.S., 10 vjeç, banues në Lushnje, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka shoqëruar menjëherë dretuesin e mjetit, shtetasi T.T., 35 vjeç, banues në Vlorë dhe po kryhen hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.