Një autobus ka përplasur në rrugën ”Dedë Gjo Luli” në Tiranë një 17- vjeçar, i cili udhëtonte me biçikletë. Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme në orën 18:35, teksa G.R, është dërguar në spital.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

NJOFTIMI I POLICISE:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.07.2020, rreth orës 18:35, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, mjeti autobuz me drejtues F.G., ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin e mitur me iniciale G.R., 17 vjeç, i cili ndodhet ​ në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.