Një 77-vjeçar është përplasur sot nga autobusi në Rrugën e Durrësit në Tiranë. Sipas policisë, i  moshuari, i cili mbeti i plagosur është dërguar me urgjencë në spital.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:28 në Rrugën e Durrësit autobusi me drejtues shtetasin LL. N ka përplasur këmbësorin H. ZH.,77 vjeç. Si pasojë e përplasjes, këmbësori shtetasi H. ZH ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital për ndihmë mjeksore.

Drejtuesi i autobusit shtetasi LL. N është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.