Një 55-vjeçar ka gjetur vdekjen pas një aksidenti rrugor në Farkë të Vogël.
Mësohet se autobusi urban ka përplasur një motor dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i kësaj të fundit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:00 në rugën që të çon në Farkë të Vogël, motoçikleta me drejtues shtetasin SH. S., 55 vjeç është përplasur me autobusin me drejtues H. P., 51 vjeç. Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, ka ndërruar jetë për në spital drejtuesi i motoçikletës, shtetasi SH.S.
Drejtuesi i autobusit, shtetasi H. P. L, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.