Urbani i linjës së “Kopshtit Zoologjik” dhe një mjet tjetër janë aksidentuar mëngjesin e kësaj të marte në qendër të Tiranës.

Policia njofton se për pasojë kanë mbetur të lënduar 4 pasagjerë të autobusit, të cilët janë dërguar në spital për kontroll mjekësor.

“Në Qendër, janë përfshirë në një aksident një mjet autobuz me një mjet tjetër. Si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë 4 pasagjerë të mjetit autobuz të cilët u dërguan në spital, për kontroll mjekësor.”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.