Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit teksa një autoambulancë është përplasur me një automjet me targa angleze.

Në orën 04:00 në kryqëzimin e lagjes nr.3 në Sarandë, ambulanca e qytetit është përplasur me mjetin tjetër që ka përfunduar në një lokal pas aksidentit.

Shoferi i mjetit me targa angleze është plagosur, kurse nga ambulanca një infermiere 57-vjeçare me inicialet A.R, është në gjendje të rëndë për jetën. Ajo është dërguar me një helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për kurim.