Një 24-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Zallbastarit, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet G.M. Ndërsa drejtuesi i mjetit, një 26-vjeçar, ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital.

“Në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”, një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi G.M., 24 vjeç,​ ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi K.M., 26 vjeç, është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.