Një aksident me pasojë plagosjen e dy të rinjve, ka ndodhur sot pasdite në Fier.

Sipas informacioneve paraprake, nga aksidenti ka mbetur i plagosur, A.A., 22 vjeç dhe pasagjerja në mjet, E.R., 21 vjeçe.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policisë Fier/ Informacion paraprak:

Sot rreth orës 16:15, në fshatin Shënpjetër, Fier, shtetasi A. A., 22 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka humbur kontrollin ndaj mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet, shtetasja E. R., 21 vjeçe, banuese në Fier, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.