Një automjet ka goditur makinën e patrullës së policisë tek rrethrrotullimi tek Ura e Dajlanit, në Durrës. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.30 të mëngjesit të sotëm.

DurrësLajm mëson se dy punonjës policie kanë mbetur të lënduar. Fillimisht është menduar për t’i dërguar policët në spitalin e Traumës, por më pas ata janë trajtuar me ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit.

Mësohet se shoferi që u përplas me automjetin e policisë ishte në gjendje të dehur.

Më herët, policia e Durrësit njoftoi se kishte arrestuar dy të rinj I.T.,38 vjeç dhe A.K., 25 vjeç, që drejtonin mjetin në gjendje të dehur.