Ka ndëruar jetë  në spitalin e Shkodrës 63-vjeçarja Marije Leka, e cila mbeti e plagosur mbrëmjen e sotme në aksidentin e rëndë që ndodhi në aksin Shkodër-Koplik.

Viktima ndodhej në mjet së bashku me të birin, Petrit Leka, i cili po drejtonte automjetin.

Aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Koplik. Një automjet tip “Benz” është përplasur me një kamion, duke shkaktuar 3 persona të plagosur dhe një të vdekur. Marije Leka ndërroi jetë në spital, pasi nuk mundi dot t’u mbijetonte plagëve të marra.