Policia njofton se ka zbardhur dhe dokumentuar 22 raste të vjedhjeve në kryeqytet. Forcat blu kanë proceduar penalisht 3 shtetas të mitur, si dhe shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tyre.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit e mitur me iniciale F. M., 14 vjeç, E. K., 13 vjeç, E. P., 17 vjeç, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin K. S., pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar janë autorë të 22 rasteve të ndryshme të vjedhjes dhe tentativës për vjedhje në qarkun e Tiranës.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë vitit 2020 dhe javëve të para të këtij viti, kanë vjedhur biçikletat e 5 shtetasve, produkte të ndryshme dhe shuma parash në markete dhe ambiente të tjera në qytetin e Tiranës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprimet e mëtejshme.