Seanca e radhës për Arbër Cekajn, Donaldo Lushajn dhe Armafo Pezakun në Gjykatën e Posaçme të Apelit është shtyrë sërish.

Shkak për këtë është bërë mungesa e avokatit të çështjes, Neshat Fana, që ka marrë në mbrojtje Donaldo Lushajn. Fana ka njoftuar trupën gjykuese se është infektuar me Covid-19.

Të pandehurit akuzohen për 613 kg lëndë narkotike të gjetura në një kontejner me banane.

Në Gjykatën e Apelit prej një viti nuk është zhvilluar asnjë seancë për këtë proces.