Një aksident me plagosjen e tre personave ka ndodhur rreth orës 02.30 të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Milotit, në rrugën e Kombit, teksa forcat e policisë ishin në patrullim në rrugën e Kombit.

Një autoveture e cila drejtohej nga një avokat në Laç, ka goditur mjetin e policisë së Kurbinit. Për pasojë ka mbetur i plagosur avokati dhe më lehtë dy efeketivët.

Pas ngjarjes avokati A. Lleshi është larguar nga vendgjarja, ndërsa është shpallur në kërkim, ndërsa dy efektivët kanë marrë mjekimet e nevojshme, pranë spitalit në Laç.