Dy automjete janë djegur gjatë natës në zonën e "Vasil Shantos" në kryeqytet. Njëra prej mjeteve mësohet se është në pronësi të avokatit Loren Lico.

Mjetet tip “Volkswagen Golf 6” dhe “Volkswagen Passat” kanë qenë të parkuara tek oborri i pallatit.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar një mashkull me kostum sportiv të bardhe me kapuç, i cili afrohet  mjetit Golf 6 në pronësi të Licos dhe pasi e spërkat i vë zjarrin dhe largohet me vrap.

Mjetet janë djegur pjesërisht me dëme të lehta.