Një 49-vjeçar në Shijak ka denoncuar në polici babain e moshuar pasi ky i fundit e ka rrahur të birin.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku është bërë plotësimi i kërkesë-padisë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin A.Ç., banues në Shijak.

Nga burimet zyrtare mësohet se 49-vjeçari është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga babai 76-vjeçar, shtetasi S.Ç.

Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, "Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare".