Sekuestrohen drogë dhe armë, arrestohen në flagrancë babë e bir në kuadër të operacionit antidrogë "Befasia", finalizuar nga Policia e Fierit.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.L, 55 vjeç, banues në Patos dhe A.L, 26 vjeç, banues në Patos (babë e bir).

Gjatë operacionit policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 900 gramë lëndë narkotike në formë Çokollate, 9 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, 6 doza me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 1 peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen e drogës në doza të vogla, 1 Pistoletë tip Bereta me 1 krehër dhe 3 fishekë, 4 pasaporta me identitete të ndryshme, 5 aparate celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Nxitja për përdorimin e drogës" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak"