“Ballenjë-2019”, 3 në pranga për kultivim banabisi (VIDEO)

11/07/2019 - 09:49

Finalizohet me sukses operacioni policor "Ballenjë-2019" në kuadër të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak, kubik ku ishin kultivuar fara kanabis sativa dhe bazë materiale që do shërbente për të kultivuar në tokë fidanët narkotikë, arrestohen në flagrancë 3 shtetas;.

U finalizua me sukses operacioni policor "Ballenjë-2019", duke arrestuar në flagrancë shtetasit :

A.Ll, 26 vjeç, banues në Mirditë.

K.H,  25 vjeç, banues në Tiranë.

O.K, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

•Një armë zjarri automatik model 56,  me 30 fishek

•1324 kubik(gota plastike), të mbjella të dyshuara me fara cannabis sativa

•Vegla pune, tuba plastike që do shërbenin për kultivimin në tokë të fidanëve që u gjetën në gotat plastike.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhim dhe shitja e narkotikëve",  "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" kryer në bashkëpunim.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një përplasje mes të dënuarve ka ndodhur në burgun e Rrogozhinës.

Policia e Korçës ka identifikuar personin që dha alarmin fals për bombë në makinën e gjyqtarit, Markeliano Kuqo.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 40-vjeçar, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë djali i tij 17 vjeç.

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak më parë në rrugën paralel me portin, në Durrës.

Një aksident është shënuar ditën e sotme në aksin Elbasan-Metalugji, nga ku mësohet se janë plagosur katër persona.

Policia greke ka arrestuar ditën e sotme dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të cilët dyshohen si autorë të shtatë grabitjeve

Pas lajmit se gazetari Sadik Sejdinaj ra në prangat e policisë pasi përndiqte një të re, ka reaguar ky i fundit.

Tentativat e vazhdueshme që kolegia t’i jepte një mundësi për t’u lidhur bashkë, i ka kushtuar lirinë një 26-vjeçari nga Mallakastra, duk

Policia e Durrësit ka zhvilluar një kontroll në terminalin e kontejnerëve në port.