Banda e fajdeve, ish-prefektit i ndalohet largimi jashtë vendit, burg në mungesë për 2 djemtë

26/03/2019 - 12:49

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë masën “arrest me burg” në mungesë për dy djemtë e ish-prefektit, Paulin Radovani, ndërsa ka vendosur "detyrim paraqitje" për ish-prefektin me synim që ky i fundit të mos largohet jashtë vendit.

Prokuroria ka nisur një hetim kryesisht për dy djemtë dhe ish prefektin me akuzën për mashtrim. Ish-prefekti bëri një denoncim ndaj 22 personave teksa 12 prej tyre u arrestuan dhe tre të tjerë janë në kërkim ndërsa të tjerët kanë masa me të lehta.

Denoncimi u bë pasi 12 të arrestuarit sipas ish prefektit kishin dhënë para me fajde ndaj dy djemve te tij dhe disa të tjerë kane luajtur rolin e garantit duke marra para për llogari të dy djemve të Radovani.

Dy djemtë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet se ku ndodhen momentalisht, por gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë. Hetimi vazhdon për ketë çështje. Shuma e borxhit në total e familjes Radovani ne 3 vitet e fundit mendohet rreth 13 milionë euro.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një i ri është plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të diele në Tiranë.

Pas katër orësh i bllokuar në shpellën e Pëllumbasit, në kanionet e Erzenit, 42 vjeçari i cili kishte ndrydhur edhe kaviljen është nxjerr

Pesë persona kanë mbetur të bllokuar në kanionet e Erzenit.

Dy automjete tip “Benz” janë përplasur pak minuta më parë në segmentin rrugor Fier-Levan në vendin e quajtur “Çesma e Levanit”.

Shoferi i kamionit të një prej firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ në Malin e Tomorrit, ka humbur jetën pasi ka pësuar një aksident n

Një aksident është regjistruar këtë të diel në segmentin rrugor Korçë-Kapshticë, në vendin e njohur si kryqëzimi i Plasës.

Një 36-vjeçar ka humbur jetën në zonën e Malit të Tomorrit.

Anija “Mati” e Forcës Detare shqiptare shpëtoi 2 peshkatarë në det të hapur, në perëndim të gadishullit të Karaburunit.

Një i moshuar është vetëplagosur me armë gjahu mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së tij në fshatin Gajush të Lezhës.