Një banesë në fshatin Sanxhak të Kurbinit është përfshirë nga flakët. 

Nga burimet zyrtare mësohet se banesa e shtetasit H.Ç u përfshi nga flakët dhe brenda saj është konstatuar trupi i pajetë i një të mituri, 2-vjeçar.

Kurbin/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, në banesën e shtetasit H.Ç., banues në Sanxhak, Kurbin, ka rënë zjarr, ku pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikëses, në ambjentet e brendshme të banesës është konstatuar trupi i pajetë i një të mituri, 2-vjeçar.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies.

Në vendngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.