Prej më shumë se 100 ditësh, banorët e "Astirit" mblidhen çdo mbrëmje në rrugë për të kundërshtuar projektin e “Unazës së Re”. Këtë mbrëmje në shenjë revolte ata u kanë vënë flakën disa gomave në rrugë.

Duke kundërshtuar me forcë vijimin e projektit, banorët i kërkojnë qeverisë  të heqë dorë nga ky projekt, të cilin e cilësojë abuziv dhe korruptiv.

Në të gjithë betejën e tyre, banorët e Astirit nuk kanë qëndruar vetëm, por kanë patur mbështetje nga opozita e bashkuar, e cila njëherësh ka kërkuar që ky projekt të anulohet një orë e më parë.