Përpos lëkundjeve të vazhdueshme të tërmetit, banorët e një lagjeje në Bulevardin Zogu i Parë në Tiranë, janë tronditur mëngjesin e sotëm edhe nga një shpërthim tritoli.

Policia bën me dije se lënda plasëse ka shpërthyer në një lokal, por fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz, edhe për faktin se në atë orë lokali është i mbyllur.

Njoftimi:

Më datë 01.12.2019, rreth orës 03:40,  në Bulevardin Zog i Parë, në afërsi të lokalit me pronësi të shtetasit P.F, ka shpërthyer  një sasi  e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku në momentin e shpërthimit nuk ka pasur pasoja në njerëz por veç dëme materiale. Grupi hetimor  po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.