Një 34-vjeçar, banues në Rusi është arrestuar në flagrancë nga Policia e Durrësit teksa tentonte të kalonte kufirin me dokumenta të falsifikuara.

Arrestimi ka ndodhur një ditë më parë në pikën kufitare në port.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 21.08.2019, u arrestua në flagrancë shtetasi A.I., 34 vjeç,  banues në Rusi, pasi në P.K.K. Porti Durrës ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta të dyshuara të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave" parashikuar në nenin 189 të Kodit Penal.