Një person ndodhet në gjendje të rëndë në spital pasi një ditë më parë, në rrugën “Agush Gjergjevica” në kryeqytet, në gjendje të dehur ka hypur në shtyllë dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.M, 30 vjeç, banues në Tiranë.

Blutë bëjnë me dije se ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.