Bënte gara me makinë dhe aksidentoi një grua, dënohet me burg përjetë shqiptari në Zvicër

18/02/2020 - 08:26

Një i ri nga Kosova është dënuar me burg përjetë pasi aksidentoi për vdekje një grua në Zvicër teksa bënte gara me makinë.

Prokurori publik në procesin që u zhvillua dje në Gjykatën e Landit në Kleve, kishte kërkuar burgim të përjetshëm për vrasje të rëndë, për shkaktarin 22-vjeçar të aksidentit, shtetas i Kosovës. Edhe trupi gjykues e ka ndjekur qëndrimin e prokurorisë, duke i shqiptuar personit të akuzuar dënimin me burg të përjetshëm.

Për të pandehurin e dytë, shtetas gjerman, i cili po drejtonte makinën tjetër në garë, prokuroria kishte kërkuar një dënim me kusht dy vjet për pjesëmarrje në një garë të ndaluar të makinave, me pasoja fatale. Por, gjykata e ka dënuar atë me 3 vjet e 9 muaj burg. Prokurori kishte kërkuar vetëm 2 vjet me kusht!

Shtetasi nga Kosova dhe ai gjerman, në prillin e kaluar (2019) kanë zhvilluar një garë në zonën e tyre të banimit, në Moers afër Duisburgut, me makinat e tyre 550 dhe 600 kf. 22-vjeçari kosovar qe përplasur me makinën e vogël të një gruaje, transmeton albinfo.ch. 43-vjeçarja kishte dalë jashtë makinës dhe kishte vdekur pas tri ditësh. Sipas ekspertizës, makina, shkaktare e aksidentit kishte zhvilluar shpejtësinë deri në 167 kilometra në orë gjatë garës.

Gjykatësit ishin të bindur se kosovari dhe gjermanët kanë zhvilluar garë me makina në Moers pranë Duisburg në prillin e kaluar. Bëhet fjalë për makina të fuqishme prej afërsisht 600 kuajfuqi, që ata i ngisnin në një zonë banimi. Të dy të akuzuarit e kanë pranuar këtë në gjykim.

Në gjyq, shoferi i makinës, i cili nuk ishte përfshirë direkt në aksident, i ka kërkuar falje familjes së gruas së vrarë, përcjell albinfo.ch. Në një deklaratë të lexuar nga avokati i tij, ai thotë: “Më vjen së tepërmi keq për atë që ka ndodhur. Unë do të doja të zhbëhej kjo që ka ndodhur”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 33- vjeçar në Ternovë të Bulqizës është arrestuar pasi iu gjet në banesë armë zjarri kallashnikov, shotgun dhe municion luftarak.

Tri automjete u përfshinë nga flakët gjatë orëve të natës në Tiranë, për shkaqe të paqarta.

Ka shkuar në 26 numri i personave të infektuar me koronavirus në Fier, ku mëngjesin e sotëm është konfirmuar pozitive edhe një mësuese.

Një 40-vjeçare në qytetin e Kuçovës i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në dhomën e saj të gjumit.

Një pronari në Tiranë i është bllokuar lokali për 6 muaj, pasi theu urdhrin për herë të dytë.

Një çift të moshuarish kanë rezultuar pozitiv në lagjen 15 tetori në Fier.

Një 48-vjeçare është gjetur e mbytur në lumë mbrëmjen e sotme. Kufoma e gruas është gjetur në lumë, në afërsi të Urës së Kuçit.

Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të qytetit të Lezhës.

Një tjetër shkelje e masave administrative kufizuese ndaj ‘armikut’ Covid-19 është shënuar në qytetin e Shkodrës.

Një 68-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor.