Një aksident me tre të plagosur është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Murat Tërbaçi”, dhe tre të dëmtuarit janë dërguar në spitalin e Vlorës.

Makina tip Benz me targa AA 851 SK, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal anash saj.

Të tre personat e ndodhur në makinë janë transportuar drejt spitalit rajonal të Vlorës nga ku mësohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.