Një aksident u regjistrua pasditen e sotme përballë Prefekturës te sheshi “Liria” në Durrës.

Një automjet tip “Benz” humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përplasur me bordurat metalike të trotuarëve.

Ngjarja shkaktoi panik te çifti që ndodhej në mjet, për shkak edhe të tymit që filloi të dalë nga makina, ndërsa nuk u regjitsruan persona të lënduar.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe shoqëroi drejtuesin e “Benz”-it për veprime të mëtejshme, si dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.