Një aksident ka ndodhur gjatë mesnatës në aksin Fushë Krujë- Milot, ku një makinë tip “Benz” ka humbur kontrollin duke përfunduar përmbys jashtë rruge.  

Gjatë humbjes së kontrollit, makina ka goditur një shtyllë elektrike 6000 volt duke e këputur në disa pjesë. Shtylla e goditur ka këputur edhe një shtyllë tjetër dhe si pasojë një pjesë e zonës ka mbetur pa energji elektrike.

Policia dhe spitali i zonës nuk ka asnjë informacion për persona të plagosur. Mësohet se makina tip ‘Benz’ me targa DR 1559 E është përplasur me shtyllën 6000 mijë voltëshe në fshatin Mijacë.

Dyshohet se persona e aksidentuar janë nisur direkt për në Tiranë, tek Spitali Ushtarak.