Një automjet tip “Benz” ka marrë flakë në ecje. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sheq i Madh” në Fier. Fatmirësisht, drejtuesi ka dalë menjëherë nga mjeti.

“Sot rreth orës 13:50, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, në ecje e sipër ka marrë flakë automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.K.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, informoi policia.