Detaje të reja bëhen të ditura nga aksidenti i sotëm në Tiranë, ku një makinë përplasi një kalimtare teksa ecte në trotuar.

Policia sqaron se rreth orës 19:15 në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues J. B., 19 vjeç përplasi këmbësoren ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.