Një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Patos rreth orës 06:20.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale K.B, 30 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një kamion i cili drejtohet nga shtetasi me iniciale B.S, 52 vjeç. Përplasja ishte aq e fortë saqë 30-vjeçari ka humbur jetën.

Ndërkohë mësohet se është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i kamionit, shtetasi B. S dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.